Transmetuar më 11-09-2013, 13:31

Një vajzë fare e vogël vetëm dy vjeç, u rrëmbye dhe u përdhunua në Ludhiana, qytet në shtetin indian të Punjab, ndërsa aktualisht e mitura ndodhet e shtruar në spital në gjendje tejet të rëndë.

Si përgjegjës për këtë ngjarje policia ka arrestuar dy persona, të cilët dyshohen se kanë hyrë gjatë natës në shtëpinë e së voglës teksa kjo e fundit flinte bashkë me prindërit në një barakë pranë qytetit.

Në fshehtësi dhe qetësi të plotë ata rrëmbyen të voglën, abuzuan seksualisht me të, dhe më tej e braktisën në mes të rrugës duke e lënë aty të përgjakur. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit