

Tiranë, 11 shtator 2013, NOA-Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh sot se programi qeverisës i mazhorancës së re duhet të vihet në dispozicion të opozitës në rrugë kushtetuese, duke e cilësuar të pamjaftueshëm publikimin në media.
“Ky është një akt që i shërben në radhë të parë qytetarëve shqiptarë, i shërben transparencës që ua kemi borxh dhe ata kanë të drejtë. Transparenca duhet të nis me depozitimin kushtetues të programit dhe jo mediatik. Presim që programi të na vihet në dispozicion në mënyrë kushtetuese. Presim që qeveria të përgatitet për një debat serioz, transparent”,- tha Basha në një deklaratë për mediat.
Ai u shpreh se qëndrimi i djeshëm i PS-së ishte një përpjeke për ti ikur përgjegjësive ligjore dhe morale ndaj qytetarëve.
“Qëndrimi ynë i djeshëm i prerë për të denoncuar këtë qëndrim të papranueshëm, si në formë dhe në përmbajtje, këtë fillim jo të mbarë nga mazhoranca e re. Qëndrimi ynë ishte për një komunikim normal dhe respekt të kushtetues dhe ligjeve të vendit. PD dhe aleatët e saj mbrojtjën parimet e shenjta të transparencës dhe llogaridhënies parlamentare”,- u shpreh Lulzim Basha.
a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





