Transmetuar më 11-09-2013, 10:19

Bruksel, 11 shtator 2013, NOA – Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle ka komentuar incidente e ndodhura në qytetin e Përmetit për çështjen e pronësisë së kishës ortodokse.

I pyetur nga deputetja greke, Marilena Kopa, për këtë çështje, Fyle tha se “çdo vend duhet të respektojë ekzistencën e sundimit të ligjit dhe respektimin e të drejtave të pronësisë dhe vendeve të adhurimit”.

Fyle është shprehur se çdo vendimmarrje duhet të bëhet në përputhje me marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Kishës Ortodokse dhe se Shqipëria duhet të bëjë më shumë për të drejtat dhe liritë e njeriut. “Marrëveshja për rregullimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Kishës Ortodokse të Shqipërisë, dialogu konstruktiv dhe sigurimi i ekzistencës së shtetit ligjor, respektimi i të drejtave të pronës, liria e fesë dhe adhurimit, janë konteksti në të cilin duhet të gjendet një zgjidhje e pranueshme reciprokisht. Edhe pse ekziston një kuadër i përshtatshëm ligjor për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, megjithatë mbetet ende një nevojë për të bërë një punë të mëtejshme”,- është shprehur Fyle.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit