

Bruksel, 11 shtator 2013 – Raportuesi special i Parlamentit Evropian (PE) për Serbinë, Jelko Kacin, u ka bërë thirrje medieve të vendeve të Ballkanit Perëndimor që të raportojnë në mënyrë të saktë, besnike dhe pa senzacionalizëm mbi procesin e miratimit të draftit të mekanizmit për kthimin e përkohshëm të regjimit të vizave për këto vende në PE.
Në deklaratën e Kacinit, e cila u është shpërndarë mediave nga zyra e tij, ai ka hedhur poshtë shkrimet në disa media në lidhje me këtë temë, duke thënë se “ thjeshtë nuk janë të sakta”.
Sipas Kacinit, temë e shqyrtimit të së martës të mbledhjes plenare, në asnjë moment, nuk ka qenë kthimi i regjimit të vizave. “Ajo për çka ne kemi diskutuar ka qenë miratimi i mekanizmit për kthimit të përkohshëm të vizave për vendet që nuk arrijnë të përballojnë problemet lidhur me implementimin e regjimit të udhëtimit pa viza. Natyrisht, kjo, para së gjithash, ka të bëjë me problemin e azilkërkuesve të rremë”.
noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





