

Prishtinë 10 Shtator 2013, NOA.al – Kufiri me Maqedoninë vazhdon të jetë i bllokuar, për makinat dhe lejohet vetëm kalimi në këmbë i qytetarëve. Kamionë dhe autobusët janë vendosur në rrugë, duke bllokuar hyrjen e mjeteve të tjera nga të dyja anët e kufirit. Bllokimi ka ardhur nga shoqatat e transportit që kërkojnë heqjen e taksave nga autoritet maqedonase. Megjithatë, kalojnë vetëm këmbësorë, secili prej tyre sërish duhet të paguaj taksën prej dy eurosh.
Kjo është gjendja e të dy pikave kufitare me Maqedoninë, në Han të Elezit dhe në Glloboqicë. "Kjo që po ndodhë është një turp i madh dhe një lojë e organizuar edhe nga ana e institucioneve. Kërkuam nga policia që të heq kamionët, por ata si duket janë pjesë e këtyre skenareve dhe nuk guxojnë të ndërmarrin asnjë masë", – tha B.L nga Prishtina.
Ndërkaq, Shkupi ka paralajmëruar të vërë në zbatim edhe regjimin e vizave për shtetasit e Kosovës, me të vetmin qëllim pezullimin e embargos./t.k./noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





