Transmetuar më 10-09-2013, 11:30

Peshkopi, 10 shtator 2013, NOA – Dy vëllezër kanë mbetur të plagosur mëngjesin e sotëm pas një konflikti për çështje pronësie. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Peshkopisë dhe të plagosur kanë mbetur, Ardian dhe Shpëtim Kacianja.

Autor i dyshuar i plagosjes është 25-vjeçari Çerçiz Bana. Plagosja ka ndodhur me sende të forta në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Veliajt”.

Fillimisht tre personat janë konfliktuar me fjalë. Më pas Bana ka sulmuar me mjete të forta dy vëllezërit Kacianja duke u shkaktuar dëmtime në trup. Policia ka arritur të arrestoj 25-vjeçarin dhe po heton për zbardhjen e ngjarjes. Ndërsa dy personat e plagosur janë dërguar në spitalin e Peshkopisë dhe kanë marrë ndihmën e parë mjekësore

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit