
Të dhënat po ngarkohen...

Tiranë, 10 shtator 2013, NOA – Një i ri është plagosur me thikë paraditen e sotme në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Institutit Bujqësor në Kamëz. I plagosur ka mbetur 19-vjeçari, Ermir Hoxha, i cili është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak ku i është dhënë dhe ndihma e parë mjekësore.
Mësohet se Hoxha është plagosur nga një bashkëmoshatar i tij, pas një konflikti për motive të dobëta. Policia ka arritur të arrestoj dhe autorin e plagosjes, i cili është Ernest Kolaj.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e motiveve të ngjarjes. Ndërkohë që mësohet se Hoxha është jashtë rrezikut për jetën.
a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
