Transmetuar më 10-09-2013, 10:15

Shkup, 10 shtator 2013, NOA.al – Disa faqe të institucioneve të Maqedonisë janë sulmuar nga rrjete dhe grupe hakerësh shqiptarë. Ky informacion mbrëmë është konfirmuar edhe nga Ministria e Brendshme në Shkup, ndërsa gjithçka ndërlidhet me ‘luftën’ tregtare dhe të taksave të vendosura midis Kosovës dhe Maqedonisë.

Faqet e sulmuara deri tani kanë qenë http://iarm.gov.mk/ – Instituti për Akreditim në Republikën e Maqedonisë, dhe faqen: http://www.bsv.gov.mk/ – Byroja Mjeko Ligjore në Maqedoni.

“Mjaft me Ofendime, me dhunë ndaj Shqiptareve, Maqedonia është pjesë e Shqipërisë Etnike!, Ne jemi në Mbrojtje të Vëllezërve tanë që jetojnë në Maqedoni, poshtë Policia Maqedonase. Ne jemi shqiptarë përjetë. Mendoni që bëni ndonjë gjë duke djegur flamurin shqiptar! Një popull i vjetër si ilirët, "shqiptarët" ne gjithmonë të mbeten kryengritur!”, thuhet nw shënimin e lwnw nw faqet e harkuara. Është kjo porosia që i pret vizitorët e faqes së internetit të Institutit për Akreditim në Republikën e Maqedonisë, pas një “ndërhyrje” të bërë nga grupi i hakerëve, “Kosova ëarriors Group”.

Kjo ka ardhur si pasojë e vendimit të palës maqedonase për vënien e taksës prej 2 euro për person, dhe 5 euro për makinë për qytetarët e Kosovës që dëshirojnë të kalojnë kufirin për në Maqedoni.Grupi i hakerëve bën me dije se në këtë faqen e fundit ia kanë dalë që të fshijnë gjithçka./n.p/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit