Transmetuar më 10-09-2013, 00:01

Shkrimtari dhe regjisori italian, Alberto Bevilacqua, autor i shumë romaneve dhe filmave, vdiq sot, në Romë në moshën 79-vjeçare. I ndjeri u nda nga jeta në klinikën private Villa Mafalda në kryeqytetin italian, Romë.

Dyshohet se vdekja e tij erdhi për shkak të problemeve shëndetësore, për të cilat ishte shtruar në spital që prej tetorit të vitit të kaluar, bënë të ditur burime mediatike vendase.

I lindur në Parma, në qershor të vitit 1934, Alberto Bevilacquabotoi poezitë e tij të para në vitet ’50 dhe shkroi romane.

Autoritetet urdhëruan bërjen e autopsisë për të ndjerin për të sqaruar shkaqet e vdekjes. Prokurorja Elena Neri tha se ishin familjarët ata që kërkuan bërjen e autopsisë.

Ndër veprat e tij letrare figurojnë "La Califfa", që e realizoi gjithashtu film në vitin 1970 me aktorin Romy Schneider në rolin kryesor.

Alberto Bevilacqua fitoi shumë çmime letrare italiane dhe te tjera nderkombetare, duke përfshirë edhe çmimin "Strega" në vitin 1968 për romanin "L’occhio del gatto".

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit