

Një burrë, Wesley Warren, iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirugjikale plot 13 orë për të hequr një testikul i cili ishte enjtur si pasojë e një infeksioni, aq sa peshonte plot 63 kilogramë.
Pesha ishte aq e rëndë, sa që burri vishej çuditshëm dhe mbante kapuç për të mbajtur dhe mbuluar organin gjenital.
Gjithsesi burri nuk është i kënaqur nga operacioni pasi shprehet se, “nëse pjesa më e madhe e njerëzve presin që të jem i lumtur, nuk është kështu, jeta ime është shndërruar pas ndërhyrjes”, duke nënkuptuar se ishte në telashe pasi penisi i tij ishte zvogëluar shumë.
Problemi është se gjatë operacionit, mjekët u detyruan të heqin edhe një pjesë të penisit, i cili tashmë ka ngelur vetëm 2.5 centimetër, ndërsa Warren është i shqetësuar pasi kjo mund të ndikojë në raportet e tij seksuale me femrat. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





