Transmetuar më 09-09-2013, 19:53

Kate Upton ka fituar titullin e Modeles më të mirë për vitin 2013, çmim i cili dorëzohet gjatë aktivitetit të përvitshëm të Annual Style Awards, në New York.

Një karrierë e artë ndërtuar mbi një trup mahnitës për supermodelen amerikane, e cila ka marrë oferta marramendëse prej vitesh.

Edhe pse ishin të shumtë skeptikët për pamjen e saj, Kate arriti të zërë kopertinën e Vogue Brasil dhe SHBA.

Gjithsesi duket se ky çmim bie ndesh me vlerësimin e Victoria’s Secret, e cila e kishte cilësur modelen si shumë vulgare për pasarelat e saj.

Gjithsesi Kate është deklaruar gjatë gjithë kohës se një femër perfekte duhet të jetë me forma dhe fotografitë bashkëngjitur e tregojnë më së miri pamjen dhe pohimin e saj. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit