

Tiranë, 9 shtator 2013, NOA.al- Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, ka mbledhur grupin parlamentar të partisë që ai drejton, vetëm pak momente para nisjes së mbledhjes së parë të Parlamentit të ri.
Në fjalën e tij Meta uroi gjithë deputetët e LSI për një mandat të suksesshëm, duke shprehur bindjen se LSI do të ketë energji pozitive për të ndihmuar vendin të ecë përpara në rrugën e progresit dhe këtë do e reflektojë në Kuvend dhe më tej në qeverisjen e vendit.
“Shkojmë në Kuvendin e ri për herë të parë pas 9 vitesh, duke pasur një grup të konsiderueshëm parlamentar, i cili nuk është ndonjë suprrizë për gjtihë ata që e dinë historinë e mandateve, është thjesht një konfirmim i mandateve që kemi humbur në vitin 2005 dhe 2009. Ky është takimi ynë i parë për të vijuar më pas me mbledhje të rregullta dhe javore të këtij grupi parlamentar në mënyrë që ne të përmbushim programin tonë dhe të respektojmë axhendën e qeverisë së re”, tha Meta, citon noa.al.
Lidhur me deputetin Spartak Braho, i cili u zgjodh nën logon e Partisë Socialiste, Meta shtoi se mbledhjet e grupit parlamentar do i zhvillojë te PS, ndërsa të Kryesisë me LSI, duke e komentuar si një tregues të faktit që janë dy forca politike dhe një mazhorancë e bashkuar që funksionin. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





