Transmetuar më 09-09-2013, 16:27

Seria A në Itali, ka bërë bilancin e futbollistëve duke renditur dhjetë më të paguarit në vend. Lojtari më i paguar i kampionatit italian është Daniele De Rossi, për të cilin Roma paguan plot 6.5 milionë euro.

I dyti në radhë vjen Gonzalo Higuain, me 5.5 milionë euro dhe Diego Milito më tej me 5 milionë euro.

Sakaq Carlos Tevez renditet i katërti me 4.5 milionë euro, ndërsa i pesti renditet Cambiasso i Interit me 4.5 milionë euro.

Më tej i gjashti vjen Francesço Toti, i ndjekur nga Gomez, Balotelli, Bufon dhe Kaka. /a.y/ noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit