

Gostivar, 9 shtator 2013,NOA.al – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Gostivar, ku djali ka vrarë me sëpatë nënën dhe motrën e tij.
Policia e Gostivarit informoi se bëhet fjalë për një akt mizor brenda një familje, kur djali Vladimir.C, 43 vjeç pas një zënke ka marrë sëpatën dhe ka goditur nënën e tij Dimitrula.C, 71 vjeç dhe më pas motrën Slavica.C, 46, duke i lënë të vdekura.
Vrasësi menjëherë është arrestuar nga policia, e cila është informuar nga fqinjët e kësaj familje. Fqinjët kanë alarmuar se në shtëpi kishin dëgjuar britma dhe klithje.
Në këtë familje siç mësohet gjatë kohë ka pasur mosmarrëveshje dhe se bëhet fjalë për probleme psiqike që kishin pasuar tek djali vrasës. /n.p /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





