

Londër, 9 shtator 2013, NOA – Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry theksoi sot se zgjidhja e mundshme e konfliktit sirian ishte para së gjithash politike dhe jo ushtarake, ndërkohë që SHBA përgatitet për ndërhyrjen ushtarake në Damask.
“SHBA, presidenti Obama dhe unë vetë kemi bindjen se fundi konfliktit në Siri kërkon një zgjidhje politike. Nuk ka zgjidhje ushtarake dhe nuk kemi asnjë dyshim për këtë", deklaroi Kerry gjatë një konference të përbashkët shtypi në Londër me homologun e tij britanik, William Hague./
Shefi i diplomacisë britanike, Hague i shprehu sot homologut të tij amerikan, John Kerry mbështetjen e plotë diplomatike të Britanisë së Madhe për sa i përket projektit të SHBA për ndërhyrje ushtarake në Siri. Por Hague tha qeveria e tij do ta respektonte refuzimin e parlamentit për pjesëmarrje në ndërhyrjen ushtarake kundër Damaskut.
a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





