Transmetuar më 09-09-2013, 10:57

Korçë, 9 shtator 2013, NOA-Një 54-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u varur në një pemë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në fshati Zvarisht të Korçës. Viktima është personi më inicialet H.Xh 54-vjeç, banues në lagjen nr. 13 në Korçë.

Trupi i tij është gjetur nga bashkëfshatarët, i varur në një pemë afër rezervuarit të fshatit. Pas gjetjes së trupit është njoftuar policia, e cila ka nisur hetimet për ngjarjen.

Nga këqyrja e trupit të viktimës, në xhepin e pantallonave i është gjetur një letër lamtumire. Sipas policisë në letër 54-vjeçari shkruante se i ishte mërzitur jeta.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit