Transmetuar më 08-09-2013, 19:22

Tiranë, 8 shtator, NOA (Update) – Personi i plagosur nga shpërthimi i ndodhur në dalje të Laprakës në Tiranë, mësohet se ka humbur një gjymtyrë, si pasojë e frakturave të rënda që pësoi gjatë tij. Teksa mjekët po bëjnë të pamundurën që atij t’i shpëtohet jeta.

Këto janë disa të dhëna të tjera paraprake, që ekspertët e policisë po i raportojnë në këto momente agjencisë së Lajmeve NOA, lidhur me shpërthimin në fjalë.

Teksa shtojnë se është mundësuar edhe identifikimi i personit të plagosur, i cili është përkatësisht Petrit Marku, një 40-vjeçar me origjinë nga Mirdita dhe që figuron si emigrant në Belgjikë.

Ndërsa bashkëshortja e tij, e pranishme edhe ajo gjatë momenteve të shpërthimit është një shtetase e huaj … (vijon)   /e.t/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit