Transmetuar më 08-09-2013, 18:44

Tiranë, 8 shtator, NOA – Një makinë ka shpërthyer në Tiranë, teksa ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje.

Ajo bëhet me dije në mënyrë paraprake për agjencinë e Lajmeve NOA, nga burimet policore të kryeqytetit, sipas të cilave, saktësisht, shpërthimi ka ndodhur në zonën e daljes të Laprakës.

Ndërsa mjeti që ka shpërthyer, mësohet se është i tipit “Benz” dhe me targa AA787DK.

Ende nuk dihet përse është shkaktuar një shpërthim i tillë, teksa po në mënyrë paraprake, raportohet se ai është shoqëruar edhe me një person të plagosur.

Sakaq, efektivët e policisë janë duke verifikuar të gjitha rrethanat, ndërsa në vendngjarje, mësohet se gjenden edhe zjarrfikëse… (vijon)   /e.t/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit