Transmetuar më 08-09-2013, 21:03

Sipas një studimi, të kryer së fundmi nga Universiteti i Kembrixhit dhe botuar në revistën “Evolution Medicine and Public Health”, të lahesh shpesh duke e kaluar masën e normales, rrit rrezikun e sëmundjes së Alzajmerit.

Dhe kjo, sepse sipas studiuesve britanikë, përdorimi i tepruar i sapunit dhe ujit në fakt mund të përshpejtojë mundësinë e të qenit viktima të çmendurisë në pleqëri.

Jo rastësisht, kjo lloj sëmundje është më pak e zakonshme në vendet e varfra, ku ka më shumë kontakt me mikrobet dhe bakteriet.

Për të arritur në këtë konkluzion, janë marrë për bazë studimore, të dhënat e 192 kombeve. Duke konstatuar se me rritjen e përdorimit të sapunëve dhe disifektantëve në përgjithësi, bën që sistemi imunitar të mos zhvillohet dot në moshën e rritur dhe që ju të sëmureni më lehtë.

Më i lartë është në fakt zhvillimi i qelizave ‘T’ në vendet perëndimore, të cilat janë defiçitare në trurin e njerëzve që vuajnë nga Alzajmeri.  /e.t/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit