

Londër, 8 shtator 2013, NOA- Mediat dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara flasin gjithnjë e më shumë për efektet e ngrohjes globale dhe shkrirjen e akullnajave. Por imazhet satelitore nga zona e Polit të Veriut, tregojnë se sipërfaqja e akullit është rritur. Fotot e muajit gusht 2012 dhe gushtit të vitit 2013 tregojë se brenda një viti sipërfaqja e akullit është shtuar ndjeshëm.
Gjashtë vite më parë OKB deklaroi se ngrohja globale do të bëjë që në zonat e Arktikut të shkrijë akulli. Ndërsa sot, akujt gjenden nga ishujt e Kanadasë e deri në pjesën veriore të Rusisë. Rreth 20 jahte që kanë planifikuar kalimin në zonën e Kanadasë në këtë stinë të vitit, kanë mbetur të bllokuar në akull. Drejtuesit e tyre thonë se disa vite më parë mund të kaloje lehtësisht në këtë zonë.
Një pjesë e shkencëtarëve thotë se OKB ka bërë llogaritë gabim, duke u bazuar vetëm te ngrohja globale dhe efekti i njeriut në natyrë. Judith Curry, profesor për klimën shprehet se se raporti i OKB ka pasaktësi të mëdha. “Me këto ritme klima po shkon në nivelet e viteve 1960 dhe nuk ka asnjë rritje alarmante. OKB duhet të rishikoj politikat e saj, pasi mjaft vende hedhin para dhe bëjnë investime për tu mbrojtur nga fenomene që nuk ekzistojnë për momentin. Sipas mendimit tim, ngrohja globale ka ndaluar që në vitin 1997. Askush në raporte se ka parashikuar këtë fazë”,- thotë Curry.
a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





