Transmetuar më 08-09-2013, 09:48

SHBA, 8 shtator 2013, NOA-Agjencia Kombëtare e Sigurisë (NSA) në SHBA, e akuzuar për përgjime në disa shtete të botës, zotëron një teknologji të avancuar për deshifrimin e të dhënave kompjuterike. Sipas medieve në SHBA, NSA ka mundur deshifroj edhe enkriptimet më të sigurta nëpërmjet kombinimit të superkompjuterëve.

Agjentët e NSA mund të zbulojnë të dhëna bankare, sekrete të kompanive tregtare, por edhe informacione të klasifikuara. Një pjesë e kompanive tregtare ndërkombëtare, në komunikimet e brendshme përdorin kode dhe kanë sekrete që cilësohen të pa deshifrueshme nga jashtë.

Dokumentet e zbuluara nga Edward Snowden dëshmojnë se NSA ka mundur të deshifrojë çdo enkriptim. Për të realizuar këtë NSA ka bashkëpunuar me kompani të tjera teknologjie amerikane dhe të huaja.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit