

Bruksel, 8 shtator 2013, NOA- Sot në Bruksel do të zhvillohet takimi i radhës ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë Ivica Daçiç. Pritet që në fokus të takimit të jenë zgjedhjet vendore të 3 nëntorit.
Gjatë takimit pritet të zgjidhet çështja e emrit të listës unike “Srbija" që do të marrë pjesë në zgjedhjet dhe përfaqëson komunitetin serb. KQZ ka paralajmëruar se nuk do ta pranojë këtë emër. Ndërsa Serbia ka deklaruar se nuk do të heqë dorë nga kjo listë.
Dy kryeministrat pritet të bisedojnë edhe për telekomin e energjinë për të cilat paralajmërohet se do të arrihet marrëveshje. Dy ditë më parë në Bruksel u zhvilluar dhe takimi në nivel ekspertësh ku është diskutuar mbi avancimin e zbatimit të marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (IBM) dhe asaj për çështjet doganore.
a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





