Transmetuar më 08-09-2013, 08:59

Kavajë, 8 shtator 2013, NOA – Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kavajë. Makina ka përplasur një kalimtar, i cili ka ndërruar jetë në spital. Viktima është 45-vjçari M. Lushaj.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Krye Luz. Në momentin e aksidentit, 45-vjeçari ka qenë duke kaluar rrugën.Policia ka nisur hetimet dhe ka shoqëruar drejtuesin e mjetit. Drejtuesi i mjetit i ka dhënë ndihmën e parë viktimës pas aksidentit, duke e transportuar atë dhe në spital.

Por megjithë kujdesin e mjekëve, 45-vjeçari nuk ka arritur ti mbijetonte aksidentit.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit