Transmetuar më 07-09-2013, 14:07

Tiranë, 7 shtator 2013, NOA.al- Kryeministri i pritshëm, Edi Rama, pak ditë para çeljes së punimeve të Parlamentit të ri, që i hapin rrugën qeverisë së re, ka zhvilluar një takim, me njërin prej të “urtëve” të Partisë Socialiste, shkrimtarin Dritëro Agolli, i njohur edhe si patriarku socialist.

Ky takim është pasqyruar nga kryesocialisti Rama, nëpërmjet fotografive të publikuara në rrjetin social Facebook, ku Kryeministri i ri bisedon me shkrimtarin.

Prej kohësh, Dritëro Agolli ka dalë hapur në mbështetje të Edi Ramës si Kryeministër, duke vlerësuar se Rama do të jetë më i mirë se parardhësit e tij, duke veçuar Fatos Nanon e Sali Berishën.

Ndërkohë pasditen e së hënës në orën 18.00 pritet të zhvillohet seanca e parë e Parlamentit që nis legjislaturën e re me mazhorancë të dominuar nga e majta. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit