Transmetuar më 07-09-2013, 11:30

Korçë, 7 shtator 2013, NOA.al – Kryebashkiaku i Korçës, Niko Peleshi, ka dhënë paraditen e sotme dorëheqjen nga ky post, në pritje të emërimit të tij zyrtar si zëvendës-kryeministri i ri i vendit.

Bëhet me dije se ky akt është kryer prej tij gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Korçës, ku i ka falënderuar anëtarët e këtij organizmi vendor, për përkushtimin dhe bashkëpunimin e deritanishëm.

“Vendim të vështirë”, e ka cilësuar aktin e dorëheqjes, teksa ka shtuar nga ana tjetër se sfida që e pret, pikërisht ajo e numrit dy të qeverisjes së ardhshme të së majtës, të cilën ai edhe e ka pranuar, do të jetë e madhe. /e.t/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit