



Tiranë, 7 shtator 2013, NOA.al – “Sot po nisim transformimin më të madh të ndodhur ndonjëherë në historinë e Tiranës. Kjo është një ditë historike sepse qyteti ynë fiton një gjymtyrë të re dhe merr frymë lirisht”.
Me këto fjalë e ka përshëndetur nisjen e punimeve për Bulevardin e ri të Tiranës, kreu i Bashkisë së kryeqytetit, Lulzim Basha, në ceremoninë e rastit.
Duke shtuar se institucioni që ai drejton, vjen pas dy vitesh pune, me vënien në jetë në këtij projekti madhor.
“Dy vjet më parë e premtuam këtë projekt dhe sot po e mbajmë premtimin. Kur e shpallëm atë si një projekt strategjik, shumë u shprehën spektikë. Por unë sot jam i lumtur që po hapim një korridor të ri zhvillimi për Tiranën dhe një hapësirë të re gjelbërimi”, tha më tej Basha.
Sipas tij, ja ku jemi sot, Bulevardi i ri po merr jetë.
“E kemi thënë se jemi ndryshe, dhe ndryshe jemi. Ne nuk jemi politikanë të fjalëve shterpë, por u shërbejmë qytetarëve”, theksoi gjithashtu, Basha, i cili është në të njëjtën kohë edhe kreu i Partisë Demokratike.
Duke përmendur në të njëjtën kohë edhe hapjen e mjaft vendeve të reja pune që gjenerohen nga ky projekt ambicioz dhe madhor, të asaj që ai e quajtur “Tirana evropiane”.
Ndërsa në lidhje me çështjen e shpronësimeve të banorëve lidhur me realizimin e këtij projekti, Basha i siguroi ata se Bashkia e Tiranës do të dëgjojë çdo ankesë të tyre. /e.t/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





