Transmetuar më 07-09-2013, 08:53

Uashington, 7 shtator 2013, NOA.al – Vetëm 36% e qytetarëve amerikanë, paraqiten në mbështetje të një ndërhyrje ushtarake të shtetit të tyre ndaj Sirisë.

Ndërsa pjesa më e madhe, respektivisht 64% e totalit, është shprehur kundër një mase të tillë, duke argumentuar se nuk dëshirojnë një luftë të re për vendin.

Këto janë rezultatet më të fundit që ka publikuar organizata ndërkombëtare e njohur e sondazheve ‘Gallup’, e duke dhënë kështu idenë se populli amerikan, nuk është i tëri dakord me vendimet më të fundit të qeverisjes së tij, lidhur me konfliktin në Siri. /e.t/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit