Transmetuar më 07-09-2013, 08:17

Tiranë, 7 shtator 2013, NOA.al- Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore në vend, për ditën e shtunë, 7 shtator 2013.

***

Gazeta “Panorama” hapet sot me titullin e madh “Vizita në Shtëpi/ Rama te Dritëroi: SHQUP-i do t’i kthehet Ushtrisë”.

Vijon më tej edhe me tituj të tjerë si “Nis sot puna për Bulevardin e ri të Tiranës”, apo “Sekretarja e Ngjelës rikthehet me imazhet seksi” dhe “Eli Fara: Jam e rrethuar nga njerëz që më bëjnë të ndihem femër” etj.

***

Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor: “PD, udhëzim për të penguar shkarkimin e mësuesve”.

Tituj të tjerë të gazetës: “Ruçi, kreu i ri i grupit të PS-së, PD e zgjedh të hënën”.

“Vjedhja e karburanteve/ Për çdo 2 mijë lekë, vidhnin 100 lekë”.

***

Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor: “Rama-Thaçi, Lidhje e re Prizreni”.

Duke vijuar më tej edhe me “Kuqezinjtë munden 1 me 0 nga Sllovenia” apo “Mashtrimet me karburantet, edhe brenda Tiranës” etj.

***

Gazeta  “Gazeta Shqiptare” hapet sot me titullin e madh:

“Dorëhiqen ministrat”, Kabineti tërheq librezat e punës”.

Sikundër ka edhe argumente të tjerë ata me titujt “Mbreti vdiq, rroftë mbreti!”; “Reportazh/ Guardia di Finanzia: Lazarati qytet droge” apo “Vendimi/ MASH, zbardh propozimet për shkarkimet e mësuesve” etj.

***

Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor: “Armëpushimi me kushte i senatorëve të Partisë Socialiste”.

Tituj të tjerë të gazetës: “Muxhahedinët: Shqipëra të ndërhyjë pranë SHBA-ve për ne”.

“Rama: Mbaron vera e eglendisjes, fillon vera e qeverisjes”.

***

Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor: “Rama deputetëve: Burg atyre që shesin vende pune”.

Tituj të tjerë të gazetës: “Ditë historike për Tiranën, nis sot ndërtimi i bulevardit të ri”.

“Humbja në Slloveni, nuk e shuan ëndrrën shqiptare Brazil 2014”.

“Punësim në Greqi, lista e re me emigrantët fitues” etj.

***

Të nderuar lexues, për monitorimin e plotë në shqip dhe anglisht, një shërbim që ofrohet nga agjencia e lajmeve NOA.al, mund të abonoheni duke na shkruar tek email [email protected]. /e.t/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit