

Prishtinë, 6 shtator 2013, NOA.al- Një operacion i policisë së Kosovës, Shqipërisë, Italisë dhe Zvicrës ka bërë të mundur shkatërrimin e një grupi kriminal të akuzuar për tregti dhe trafik të lëndës narkotike.
Nga ana e Policisë së Kosovës thuhet se është kryer me sukses operacioni që çoi në arrestimin e 4 personave të dyshuar.
Para arrestimit, Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar 102.5 kg lëndëve narkotike që dyshohet të jetë marijuanë. Substanca e dyshuar është konfiskuar dhe do të analizohen shkencërisht.
Operacioni, i cili u përfundua me sukses, u arrit si rezultat i bashkëpunimit të shkëlqyer mes strukturave të zbatimit të ligjit të Kosovës, Shqipërisë, Italisë dhe Zvicrës. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





