

Tiranë, NOA.al- Sipas MeteoAlb, edhe gjatë ditës së nesërme, i gjithë territori do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët deri në mesditë kur do të shfaqen kalime vranësirash të lehta në të gjithë zonën malore Lindore.
Po ashtu edhe pasditja do të vijojë me kthjellime dhe vranësira kalimtare në zonat e ulëta dhe bregdetare ndërsa me vranësira më të dendura paraqiten zonat malore ku në juglindje do të rrezikojnë shira të dobët dhe afat-shkurtër, kushte të cilat do të vijojnë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të ruajnë vlera konstante gjatë mëngjesit por mesdita do të sjellë një rritje te lehtë të temperaturave në zonat bregdetare.
Era do të fryjë mesatare në toke dhe deri e fortë në det, duke arritur shpejtësinë 40 km/h nga drejtimi Jugor dhe juglindor, për pasojë në det do të gjenerohet dallgëzim 5 ballë.
Europa
Ishujt Britanike dhe brigjet perëndimore të Norvegjisë do të mbeten në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, për pasojë vranësirat dhe shirat do të jenë të pranishme. Po ashtu, prezenca e një qendre ciklonare në Jugperëndim te kontinentit do të sjellë shira të konsiderueshëm dhe stuhi të forta ere ne gadishullin Iberik dhe një pjesë të Europës Qendrore.
Rajoni i Balltikut, gadishulli i Ballkanit dhe e gjithë Lindja e kontinentit Europian do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira kalimtare gjatë gjithë ditës. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





