




Tiranë, 6 shtator 2013, NOA.al- Kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike priti në takim Kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, i cili ndodhet në vendin tonë për një vizitë zyrtare.
Në një dalje të përbashkët në përfundim të takimit, Basha tha se u diskutua për bashkëpunimin e dy kryeqendrave por edhe për rolin e opozitës shqiptare në Parlament.
Kreu i opozitës së re tha se vizioni i PD ka një vëmendje të posaçme në raport me çështjen kombëtare në përgjithësi dhe rolin e Kosovës në veçanëti, ndaj theksoi se mbështetja e Partisë Demokratike për Kosovën nuk do të mungojë, edhe pse ndodhet në opozitë.
Nga ana e tij kreu i qeverisë kosovare deklaroi se e përgëzoi zotin Basha për punën e tij si kryetar i Bashksië si dhe për angazhimin personal për ndërtimin e Rrugës së Kombit.
“Kosova iu falënderon edhe për punën e palodhshme si Ministër i Jashtëm në procesin e njohjeve për pavarësinë e Kosovës, pasi ky është sukses i Kosovës dhe Shqipërisë. Si lider i opozitës shqiptare kam besim të plotë në rolin aktiv dhe dinamik për të ardhmen e Shqipërisë dhe vizionit europian. Edhe pse aktualisht jemi në pozicione të ndryshme, bashkëpunimi nuk do të mungojë”, tha Thaçi në fjalën e tij. /a.y/noa.al/
Meta-Thaçi: Thellim bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri
Rama-Thaçi: Bashkë me ministrat vizitë në Kosovë, shtysë bashkëpunimit
Thaçi takon Berishën në mbyllje të mandatit: Faleminderit për Rrugën e Kombit!
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





