

Shkup, 6 shtator 2013, NOA.al- Zhdukja e një shtetase franceze në Maqedoni, Valeri Bara Neziroski vazhdon të jetë një nga top lajmet e mediave vendase. Bashkëshorti i saj ka ofruar shpërblim prej 5 mijë eurove për gjetjen e bashkëshortes së saj franceze e cila u zhduk nga 25 korriku i këtij viti në rajonin e Kërçovës.
Siç raporton korrespodenti i Noa.al, bashkëshorti deklaroi sot, se është vështirë për të përjetuar mungesën e saj, por ai tha se nuk mund të qëndrojë më në Maqedoni, për shkak të angazhimeve të punës që ka në Francë.
Ministria e Brendshme në Shkup bëri të ditur se ka ndërmarrë të gjitha masat për gjetjen e francezes së zhdukur, ndërsa për zhdukjen e saj është informuar edhe ambasada franceze në Shkup, e cila mban komunikim të rregullt me autoritetet policore të vendit./n.p/a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





