

Prishtinë, 6 shtator 2013, NOA – Në mbledhjen e sotme të kabinetit qeveritar, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, deklaroi se këtë të diel do të zhvillohet takimi i radhës në Bruksel me palën serbe. Takimi do të drejtohet nga Komisionerja për Catherinë Ashton.
Kryeministri tha se qëllimi i këtij takimi është që të përmbyllet marrëveshja për telekomunikacionin dhe energjinë. Zyrtarë nga Beogradi dhe mediet serbe kanë paralajmëruar se nëse nga pala kosovare ngrihet çështja e ndërrimit të emrit të Nismës Qytetare “Serbija”, me të cilin kanë aplikuar serbët në KQZ për të garuar në zgjedhjet e 3 nëntorit, pala serbe do ta refuzoj.
a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





