

Në kuotimin e shtëpisë botuese, referuar botimit të volumit I të “New Individualist Review” shkruhej: duhet të besoni në atë që quhet “liri, sipërmarrje e lirë në imponimin e vetes dhe të tjerëve për t’u çliruar nga pushteti kufizues i shtetit” dhe në “përkushtimin ndaj lirisë njerëzore”. Kjo mund të thuhet se ishte një nga aspektet më pak të shprehura dhe të hasura deri atëherë në fushën e rrymës së re të mendimit ekonomik në vendet e ashtuquajtura të botës së lirë. Ndërkohë që kemi shumë shenja që tregojnë progres të reagimit të mendimit intelektual kundër pikëpamjeve kolektiviste.
Nga Milton Frideman
Gjithnjë e më qartë po ndjejmë një gjallërim të shkallës së interesimit rreth filozofisë së liberalizmit klasik.
Dy kanë qenë organizatat më të dalluara që kanë shërbyer duke kanalizuar këtë rigjallërim të mendimit ekonomik; “Mont Pelerin Society”, themeluar në vitin 1947, fillimisht si një iniciativë e Friedrich Hayek, libri i të cilit ‘The road to Serfdom’, kishte shërbyer aq shumë për këtë rigjallërim, dhe “Intercollegiate Society of Individualist”, themeluar në vitin 1953 nga Frank Chodorov, një shkrimtar joprofesionist, një gazetar dhe një oponent i devotshëm i kolektivizmit.
“The Mont Pelerin Society” kishte arritur gradualisht të grumbullonte intelektualë, ekonomistë, historianë, gazetarë e biznesmenë, të cilët kishin mundur të mbanin lart besimin e tyre, megjithë tronditjet dhe stuhitë e kohës. Anëtarët e saj ishin edhe përfaqësues nga minoritete të vogla, por përfaqësonin një shkallë më të madhe të pavarësisë, integritetit, personalitetit dhe gjerësinë e thellësinë të vizionit. “Intercollegiate Society of Individualist” (ISI) kishte operuar në një shkallë moshe tjetër të individëve anëtarë. Kjo kishte promovuar dhe inkurajuar idetë në qarqet studentore e nëpër kampuse në nivele universitare dhe pasuniversitare në të gjithë vendin.
Më tej, introduksioni editorial i vitit 1961, vazhdonte:
“Rreth dy apo tri dekada më parë, mendimi individualist ka qenë i mbajtur e ruajtur vetëm nga grupe të intelektualëve Amerikanë. Deri një dekadë të shkuar, ata e kishin perceptuar liberalizmin si një faktor ndërmjetës dhe ekscentrik.” Sigurisht që ne nuk mund të mohojmë faktin se shumica e intelektualëve të sotëm, janë akoma të orientuar me idetë që ata u rritën në vitet 1930-të. Por sloganet që “New Deal” kishte lëshuar dhe mënyrat stereotipe që ajo ishte propaganduar, ndoshta në një farë mase, i kishte eksituar ata, kishte bërë që ata të kishin humbur sensin e orientimit gjatë viteve të mëvonshme të jetës, duke u orientuar lehtësisht drejt bindjes për një Shtet Totalitar, i cili ‘duhet të pranohej si një ligj natyral i pa diskutueshëm’…. Një numër i madh gjithnjë në rritje i studentëve gjatë dekadave të fundit, ka hedhur poshtë pasaktësinë ortodokse në përgjigje direkte të përpjekjeve për përballimin e problemeve ekonomike të kohës. Pjesa e lirisë që vjen nga kjo, ka fituar mbështetje ndërmjet këtij grupi shoqëror studentor.
Universiteti i Chicago-s, vazhdon të luajë rolin kryesor në prezervimin e liberalizmit dhe në formëzimin e tij si “parti e lirisë”. Ky universitet ka qenë ndoshta i vetmi në botë që ka mundur të përçojë e zhvillojë me vendosmëri traditat liberale të viteve ‘30 e ‘40, e bërë kjo e mundur nga kontributi direkt i profesorëve dhe akademikëve eminentë, siç janë Frank H.Night, Jacob Viner, Henry Simons dhe shumë kolegë të tjerë të departamentit ekonomik, të departamenteve të tjera të shkencave sociale, në shkollën e biznesit dhe në atë të shkollave humanitare. Universiteti ynë dikur ka qenë pa diskutim një institucion edukimi monolitik. Pa dyshim, ai ka patur dhe një reputacion të përgjithshëm si një institucion radikal leftist. Ku shumë, jo vetëm pedagogë por edhe studentë, ishin anëtarë të grupimeve komuniste dhe socialiste. Por treguesi pozitiv i trashëguar deri më sot, që e dallon atë nga shkollat e tjera, ishte kohezioni i fortë i grupeve intelektuale me reputacion shumë të mirë për mbrojtjen e shoqërisë së lirë.
Të dyja së bashku, koha dhe vendi, ishin të përgatitur dhe kërkonin me urgjencë një New Individual Review. Koha kishte ardhur dhe rrethanat ishin pjekur për një reagim total kundër Kolektivizmit, duke riformatuar besimin në Individualizëm, nëpërmjet krijimit të një audience të sofistikuar e të gjerë, të krijimit të një oazi me donatorë e kontributorë të fuqishëm që mundësonin publikimin në një nivel të lartë argumentues dhe intelektual me objektivin që: “Pikëpamjet e paraqitura tashmë, të jenë libertariane apo konservative, por që të mund të publikohen kurdoherë në forma esesh që shprehin qartë dhe të argumentuar shqetësimet për lirinë dhe rëndësinë vendimtare të saj për çdo individ dhe shoqërinë në tërësi”. “Koha ishte pjekur pasi rigjallërimi libertarian ishte akoma në një nivel fillestar ku kishte shumë pak publikime periodike që trajtonin mendimin intelektual në tërësi dhe çështje specifike në nivele forumesh të kualifikuara për këtë”. ‘National Review’, ‘Human Events’ dhe ‘The Freeman’, ekzistonin, por përdorimi apo interpretimi rreth tyre, nuk ishin të fokusuara direkt në audienca për të gjithë qytetarët, në të gjithë profesionet dhe në të gjitha aspektet e jetës së përditshme. Deri tani, përdorimi i tyre kishte qenë i lokalizuar vetëm në drejtime të ngushta të traditës konservative në një format opozicionimi me rryma të tjera libertariane.
Koha kishte ardhur, sepse në atë kohë, Universiteti i Chicago-s ishte i konsoliduar e njohur tashmë, si një institucion edukimi për përqendrimin e studentëve jo vetëm të interesuar për përfitimin e vlerave të një shoqërie të lirë, por edhe për një angazhim serioz në studime të avancuara intelektuale e sociale të orientuara drejt një zhvillimi të shoqërisë së lire. Veçanërisht Hayek, i angazhuar në atë kohë në Komitetin e Mendimit Social, kishte tërhequr një grup mjaft të kualifikuar dhe të aftë studentësh me të njëjtën filozofi të mendimit. Ishte ky grup që përbënte ajkën e grupit të punës për New Individualist Review, por që ishte gjithashtu i mbështetur nga studentë të tjerë të shkencave ekonomike, ato të biznesit si dhe shkencave të tjera sociale me përkushtim për të avancuar studimet e tyre në fushat ku ata studionin. Mbështetja e fakulteteve në këtë rast ka qenë e konsiderueshme. Por mund të themi me siguri që kjo, New Individualist Review nuk mund të arrihej nëse nuk do të kishim pasur një harmonizim dhe koordinim të gjithë hallkave që nga konceptimi, editimi dhe menaxhimi direkt i sipërmarrë nga këta studentë.
ISI, The Intercollegiate Society of Individualits (Shoqata Ndëruniversitare e Individualistëve) kishte qenë mjaft aktive dhe kishte asistuar në New Individual Review. Tri çështjet e para kishin qenë formuluar dhe publikuar më parë nga organi botues i Universitetit të Chicago-s, në kapitullin e ISI, dhe më vonë kishte qenë botuar në New Individual Review. Në të 11 Çështjet e trajtuara, kishte marketimin e ISI, pasi edhe financimi i përkiste atij. Për më tepër, Don Lipsett, përfaqësuesi përgjegjës i ISI për rajonin perëndimor-qendror të saj, kishte mundësuar dhe asistuar në problemet e biznesit për këtë botim. Bordi fillestar i botimit përbëhej nga shefi Ralf Raico, botuesit e asociuar John McCarthy, Robert Schuettinger, John Weicher dhe nga korrektori letrar Ronald Hamowy. Secili prej tyre kishte kontribuar me një parathënie për në fillim të kapitujve. Tre nga këta studentë ishin anëtarë të Commity of Social Thought, njëri ishte student në Fakultetin e Historisë, një tjetër në Fakultetin Ekonomik. Raico kishte shërbyer si shef-editorial bashkë me Schuettinger apo me Hamowy pothuajse për të gjithë kapitujt, por veçanërisht për dy të fundit.
Në bordin e këshillimit editorial, nga departamenti ekonomik isha unë, F.A.Hayek ishte përfaqësues i ‘Commity of Social Thought’, ndërsa Richard M. Weawer ishte nga departamenti i Gjuhës Angleze. Përveç disa kontributeve të rastit në ndonjë artikull, funksioni ynë ishte strikt ai i këshilltarit, gjë e cila nuk u ndie pothuajse fare e nevojshme. Të gjithë ata student që ndërmorën këtë projekt ishin jo vetëm të dedikuar, por ishin gjithashtu shumë të zot dhe të talentuar, traditë e cila ka vazhduar me studentë të tjerë që erdhën më pas. Edhe sot, shumica e tyre qëndrojnë shumë aktive dhe efektivë në mbrojtjen e doktrinës së shoqërisë së lire duke arritur në nivele karriere që plotësojnë e avancojnë premtimet e bëra të fillimit. Këto janë vetëm disa nga fenomenet që më kanë bindur mua të besoj në vlerat e filozofisë së Lirisë si një nga vlerat cilësore më të vyera si për aspektin intelektual ashtu dhe atë personal, të këtyre vajzave dhe djemve të rinj, të tërhequr dhe përfshirë në “Party of Liberty” të përdorimit të New Individualist Review, si një tribunë të zërit të tyre, edhe në kohën kur dukej sikur të ishte një kauzë e humbur.
Review, u konsolidua shumë shpejt si një publikim shumë i shquar rreth çështjeve dhe misioneve të Libertarizmit. Ku padyshim, çdo kontributor i kësaj vepre, në çdo kapitull, ishte nga Universiteti i Chicago-s. Çdo lexues i këtij volumi, do të gjejë diçka të vyer për veten sepse cilësia dhe idetë e Review janë shumë të larta dhe të çmueshme. Kontributi i personave të angazhuar në këtë, ka qenë direkt i fokusuar në çështje të rëndësishme por edhe kontraversale njëkohësisht. Ato çështje janë trajtuar në mënyrë të arsyeshme dhe me një logjikë të shëndoshë dhe jo të thatë. Trajtimet e bëra prekin bazat e të dy filozofive themelore si dhe aspektet praktike të tyre. Siç ishte premtuar në fillimet e botimit, aty do të përfshiheshin gjeneralitetet edhe të Libertarianëve por edhe të Konservatorëve, e bërë kjo jo me një mënyre parukiale, dhe që i adresohet një shkalle të gjerë të çështjeve të trajtuara në pika të ndryshme shikimi të gjërave dhe fenomeneve.
Si një vepër fund e krye e studentëve, ku fushat e interesit të tyre për subjekte të ndryshme fluktuonin në një dinamikë të madhe, gjatë kësaj periudhe kohe ka patur ulje e ngjitje të përhapjes dhe përkrahjes së REVIEW. Veçanërisht, ishin dy ngjarje që luajtën një rol të madhe lidhur me këtë vepër. Njëra ishte ajo lokale, kur Friedrich Hayek u largua duke dalë në pension nga Universiteti i Chicago-s dhe u vendos në Freiburg, Gjermani. Ku padyshim, studentët e tij përbënin koren e fondacionit dhe të stafit editorial në vazhdimësi. Ngjarja tjetër me karakter nacional, ishte Lufta e Vietnamit. Në vitet 60-të, siç ishte shprehur edhe në fillimet e editorialit të këtij volumi, kishim një rritje të fuqishme të ndjenjës së solidaritetit ndërmjet brezit të ri për partine e lirisë, për principet e lirisë së tregut, të sipërmarrjes private dhe për një kufizim të fuqisë së ndërhyrjes të shtetit në jetën social-ekonomike të vendit. Unë kam besuar gjithnjë, që kjo lidhje e forte dhe pasionante e brezit të ri nuk u prish nga shkaku i luftës në Vietnam, siç është përshkruar më vonë. Lëvizja kundër luftës, kishte bashkuar dhe gjetur mbështetje tek të gjithë rrymat në vend sidomos në brezin e ri, si ato të majta, të qendrës e ato të djathta, duke absorbuar energjitë e të gjithëve së bashku. Por, kjo bëri që lufta e ideve brenda ambienteve studentore në fakultete, të degradohej në nivele banale elementare, deri në shkallën e sulmit përtej principeve të mendimeve të lira dhe debatit të lirë nga secili. Gjë që solli një minimizim të trajtimit të problemeve me vlerë intelektuale të lartë.
Një nga problemet e lindura, i cili i dha një goditje misionit kryesor të Review, ishte flet-thirrja nën armë e simpoziumit të organizuar në vitin 1967, e botuar në rubrikën kryesore të Review në Universitetin e Chicago-s.
Sapo lufta në Vietnam kishte mbaruar, dhe kur drafti i Review, ndërkohë, ishte zëvendësuar me një pamflet vullnetarësh për ushtrinë, filloi të rigjallërohej me shpejtësi lidhja e dikurshme intelektuale në favor të partive libertariane, e përforcuar kjo me mbështetjet kundër luftës dhe kundër qeverisë që donte akoma të vazhdonte luftën. Si rezultat i kësaj, pati një vërshim të publikimeve, të artikujve dhe librave duke iu rikthyer tematikave të trajtuara rreth të cilave ishte përkushtuar New Individualist Review.
Prandaj, unë mendoj se është jashtëzakonisht e rëndësishme që pararendësja e këtyre publikimeve të ribotohet tani. Shumica e artikujve të saj mbeten bashkëkohore dhe të rëndësishme po aq sa dikur. Për më tepër, ndoshta, kjo aventurë studentore, megjithë bazën e saj aktualisht jo të gjerë, kërkon të përcaktojë standarde intelektuale të reja duke vazhduar traditën me të njëjtën filozofi dhe duke përmbushur një mision të lartë në funksion të informimit të opinionit publik.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





