

Nju Jork, 6 shtator 2013, NOA – Ambasadorja amerikane në OKB, Samantha Power akuzoi Rusinë se po e mbanë “peng” Këshillin e Sigurimit në OKB për krizën në Siri.
Power ju ka thënë gazetarëve në Nju Jork të enjten se Rusia po përdor veton e saj për të bllokuar veprimet e Këshillit të Sigurimit kundër Sirisë që kur ka shpërthyer kriza në këtë vend para dy vjetësh. Ajo tha se Rusia po bllokon këtë institucion edhe për të nxjerrë deklarata.
Sipas saj, nuk ka asnjë arsye për të besuar se kjo sjellje do të ndryshojë. Power ka shprehur skepticizmin rreth deklaratave të fundit të presidentit rus, Vladimir Putin se Rusia, “nuk përjashton” përkrahjen e ndërhyrjes ushtarake kundër Sirisë nëse verifikohet se regjimi i presidentit sirian, Bashar al Assad ka kryer sulm kimik më 21 gusht.
a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





