Transmetuar më 06-09-2013, 08:38

Tiranë, 6 shtator 2013, NOA.al- Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore në vend, për ditën e premte, 6 shtator 2013.

Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor: “Iku, 10 minutat e fundit të kryeministrit Berisha”.

Tituj të tjerë të gazetës: “Pasuria 196 zyrtarët që hetohen”.

“Legalizimet, lista e trojeve dhe oborreve për 12 qarqe”.

Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor: “Integrimi, Berisha: Të keqen e kishim brenda shtëpisë”.

Tituj të tjerë të gazetës: “Nishani: Qeverinë e re do ta dekretoj pasi të verifikohen ministrat”.

“Masakra e plazhit, në "lojë" hyn Interpoli”.

Gazeta “Shqiptarja.com”, ka si argument kryesor: “Gjykatë Supreme, kushtetuesja dhe e larta drejt shkrirjes”.

Tituj të tjerë të gazetës: “Si i masakruan bandat e Zervës banorët e Paramithisë”.

“ILDKP hedh “goglat”, ja zyrtarët që do të hetohen”.

Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor: “Nishani: Për ministrat e Ramës, ë me SHISH dhe Prokurorinë”.

Tituj të tjerë të gazetës: “Fatmira Hajdari: më në fund, funeral i denjë për Azemin, pres edhe të majtë”.

“Legalizimet, 157 milionë lekë për kompensimin e ish-pronarëve”.

Gazeta “Zëri i Popullit” ka si argument kryesor: “Rënia e Saliut, zbraz vrer e shpifje mbi shqiptarët”.

Tituj të tjerë të gazetës: “Vendimet e lamtumirës, Berisha shlyen Borxhet e Bashës”.

“Tahiri takon ministrin e Greqisë: Zgjidhje përfundimtare problemit të pronave”.

Gazeta “Rilindja Demokratike” ka si argument kryesor: “PD me kokën lartë para shqiptarëve”.

Tituj të tjerë të gazetës: “Basha: PD gati për një opozitë të fortë”.

“Rikthimi i PD si maxhorancë do të jetë i shpejt”. Të nderuar lexues, për monitorimin e plotë në shqip dhe anglisht, një shërbim që ofrohet nga agjencia e lajmeve NOA.al, mund të abonoheni duke na shkruar tek email [email protected]. /a.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit