

Leximi i dorës është një nga mënyrat më të përhapura për parashikimin e së ardhmes së një njeriu, në bazë të vizave që ndodhen në pëllëmbën e dorës, ku parashikohet ecuria e jetës sipas shëndetit, fatit në dashuri dhe parave.
Por çfarë duhet bërë nëse e ardhmja e parashikuar nuk ju kënaq? Shumë thjesht, operohuni duke ndryshuar vijat e dorës.
Në Japoni po përhapet gjerësisht ndërhyrja nëpërmjet kirurgjisë plastike në duar, për të ndryshuar pëllëmbët, në bazë të të cilëve ndryshojnë dhe vijat që parashikojnë fatin.
Takaaki Matsuoka, kirurg plastik, shpjegon se dy vite më parë u paraqit klienti i parë. Ndërsa mjeku u befasua nga kërkesa, atij iu desh të informohej para se të kryente një ndërhyrje të tillë dhe nëse ajo ishte e mundur të realizohej.
Pas saktësimit të teknikës dhe me përhapjen e fjalëve, 40 persona janë operuar nga kirurgu për të ndryshuar fatin e tyre.
Rezultati në fakt nuk duket perfekt, ndërsa linjat e modifikuara mund të dallohen. Por kjo duket se nuk i shqetëson klientët, të cilët ndihen të kënaqur, duke thënë se pas ndërhyrjes në duar u ka ndryshuar fati.
Sakaq doktor Matsuoka shpjegon se ndoshta mund të ketë një lidhje me ndërhyrjen në duar, edhe pse çështja është kryesisht psikologjike. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





