

Gjirokastër, 5 shtator 2013, NOA.al- Një grabitje me armë edhe pse lodër, ka ndodhur në një kazino pranë vendit të njohur si Ura e Lumit në qytetin e Gjirokastrës, ku një i ri ka grabitur një kazino.
Një 33 vjeçar nga Mallakastra me iniciale R.M është identifikuar si autori i kësaj ngjarjeje, i cili akuzohet se ka hyrë në kazino ndërkohë që brenda saj ndodhej vetëm kamerierja, duke i kërkuar kësaj të fundit t’i thyejë një 10 mijë lekësh.
Burime zyrtare nga policia i thanë Noa.al, se duke qenë se gruaja e njihte si fytyrë pasi prej kohësh ishte klient në kazino, ka hapur sirtarin për t’i thyer paratë, por 33-vjeçari, nën efektin e lëndëve narkotike i ka vendosur një pistoletë lodër në kokë, duke marrë nën kërcënimin e saj, 240 mijë lekë të vjetra prej aty.
Pas kësaj 33 vjeçari e ka mbyllur gruan në banjë, duke i marrë edhe celularin në mënyrë që të mos lajmëronte njeri dhe më tej është larguar.
Pak momente më vonë gruaja ka mundur të dalë, duke lajmëruar policinë, ndërsa nga ana e uniformave blu pas identifikimit të autorit të ngjarjes u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





