Transmetuar më 05-09-2013, 18:16

Shkup, 5 shtator 2013, NOA.al- Shefi i shtabit të përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjeneralmajori Xhemal Gjunkshi po qëndron për një vizitë zyrtare në Shkup, ku sot u prit në një ceremoni zyrtare nga shefi i shtabit të Përgjithshëm të Armatës së Maqedonisë (ARM) gjeneral -nënkolonelin Goranço Koteski.

Më pas Gjunshki u takua edhe me ministrin e Mbrojtjes së Maqedonisë, Talat Xhaferi.

Gjeneralmajori Xhemal Gjunkshi u njoh me proceset reformuese në mbrojtje, transformimin e ARM-së, me strukturën e saj organizuese dhe pjesëmarrjen e ARM-s në misionet ndërkombëtare paqësore.

“U theksua edhe bashkëpunim ndërkombëtar i shkëlqyer ushtarak si dhe kontributi që të dy armatat e japin në proceset integruese në rajon përmes Grupit të Adriatikut (A5) dhe pjesëmarrjen shumëvjeçare në Brigadën e Evropës Juglindore (SEEBRIG)”, theksoi gjeneralmajori shqiptar.

Ministria e Mbrojtjes njoftoi se në takim përkundër vazhdimit të pjesëmarrjes aktive në projektet e përbashkëta, në takim nga ana e dy liderëve të armatave u theksua  gatishmëria për zgjerimin e bashkëpunimit bilateral në pjesën e arsimit ushtarak, përdorimin e kapaciteteve të qendrave rajonale për trajnim si dhe mundësinë për angazhim të përbashkët të ardhshëm në misionin ISAF pas vitit 2014.

ARM-ja, se ka një bashkëpunim të shkëlqyer bilateral me FA të Republikës së Shqipërisë që është më e shprehur në fushën e arsimit ushtarak, trajnimit dhe stërvitjeve, si në planin bilateral ashtu edhe në kuadër të bashkëpunimit rajonal përmes pjesëmarrjes së përbashkët në projektet e Kartës së Adriatikut, forumit të shefave të shtabeve të armatave nga vendet ballkanike dhe iniciativave për Evropën Juglindore./n.p/a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit