Transmetuar më 05-09-2013, 14:57

Tiranë, 5 shtator 2013, NOA.al- Ministri i ardhshëm i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka takuar gjatë ditës së sotme ministrin e Greqisë për Rendin Publik dhe Mbrojtjen e Qytetarëve, Nikos Denidas.

Gjatë takimit me të Tahiri ka kërkuar që të mundësohet lëvizja e lirë e qytetarëve shqiptarë drejt Greqisë dhe të mos krijohen probleme, duke u ndalur këtu edhe në zgjidhjen e çështjes së  toponimeve.

Sakaq ai tha se duhet të garantohet parimi i reciprocitetit në pikat e kalimit kufitar me Greqinë.

Në vijim dy bashkëbiseduesit u ndalën në rëndësinë e luftës së trafikut ndaj të qenieve njerëzore, drogës dhe krimit të organizuar.

Nga ana e tij ministri grek i ka shprehur Tahirit gatishmërinë për mbështetje për qeverinë e re shqiptare dhe kryeministrit Edi Rama si dhe për policinë shqiptare. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit