Transmetuar më 05-09-2013, 14:12

Pejë, 5 shtator 2013, NOA.al-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën tranzit Terminali doganor-Pejë – Deçan, ku ka ndodhur një aksident me pasojë vdekjen.

Në të aksident është përfshirë automjeti “Fiat Punto” me targa vendore, ngjyrë e kaltër, të cilin e drejtonte një shtetas serb i Kosovës, Dushan Qedomir Koriqanin, 25 vjeç, nga Gorozhdeci – komuna Pejë.

Mësohet se i aksidentuari, me automjetin e tij ishte duke qarkulluar në aksin rrugor nga drejtimi i terminalit doganor Pejë në drejtim të Deçanit. Me të arritur pranë një lokali në Pejë, për shkak të shpejtësisë së madhe ka humbur kontrollin mbi makinën dhe me krahun e djathtë të mjetit ka goditur shtyllën e betonit të tensionit lartë elektrik.

Si pasojë e përplasjes së makinës, kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerët që ndodheshin në mjet, dy të rinj serbë. Ata janë një femër dhe një mashkull, përkatësisht Marko Millutin Portiq 23 vjeç dhe Milena Millosav Zdravkoviq 20 vjeçe, nga fshati Gorazhdec komuna Pejë.

Të gjithë të lënduarit janë dërguar nga qytetarët me urgjencë në spitalin e Pejës, por për shkak të plagëve të marra 23 vjeçari Portin ka ndërruar jetë. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit