Transmetuar më 05-09-2013, 12:38

Peshkaqenë, tulla, mure, makineri të vjetra dhe imazhe femrash të vizatuara në përmasa të mëdha, janë disa nga tatuazhet që cilësohen si më të shëmtuarit. Duke imituar yjet e Hollivudit, apo personazhet e filmave të veçantë, një pjesë e të rinjve kanë vendosur të bëjnë tatuazh në fytyrë. Por pamja në jetën reale nuk sjellë të njëjtin efekt si në filma.

Një studim në nga Universiteti i St Andrews në Angli thotë se tatuazhet janë tërheqës, por nëse janë bërë në përmasa të tillë në fytyrë nuk sjellin sukses. Në studim thuhet se menaxherët e kompanive ka shumë pak gjasa që të marrin në punë një njeri me tatuazhe të tillë.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit