Transmetuar më 05-09-2013, 10:23

Tiranë, 5 shtator 2013, NOA – Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ka pezullua nga detyruar një efektiv të Policisë Rrugore për abuzim me detyrën dhe korrupsion. Nënkomisar Agim Kamberi, me detyrë specialist në Komisariatin e Qarkullimit Rrugor Tiranë, është pezulluar pas denoncimit që ka bërë një qytetar në Tiranë.

Kamberi i ka marrë dokumentet e makinës dhe patentën qytetarit, pasi e kishte gjobitur për mos ndezje të dritave. Pas pagesës së gjobës, emigranti ka kërkuar nga punonjësit e policisë që ti kthejnë patentën dhe dokumentet e makinës. Por efektivët nuk kanë pranuar dhe pas këmbënguljes së drejtuesit të mjetit e kanë shoqëruar për në ambientet e komisariatit Nr. 4 të policisë së kryeqytetit.

Qytetari nga Tirana, emigrant në Itali, është detyruar të paguaj ryshfet te Kamberi për të marrë dokumentet e makinës.

Policia e Shtetit bëri të ditur se për marrjen e masës ndaj Agim Kamberit ju referua publikimit të denoncimit në emisionit Fiks-Fare.

Pas pezullimit, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur procesin e disiplinor ndaj Nënkomisar Agim Kamberi.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit