

Ka mbushur plot tetë vjet martesë. Djaloshi humorist, ndonëse shquhet si nga origjina shkodrane, ashtu dhe nga familja, i biri i Zef Dedës, këtë festë ka vendosur të lërë pak larg shakatë, duke folur për rëndësinë që ka martesa dhe familja.
“Sot bëjmë 8 vjet martesë! Ndoshta nuk janë shumë, por janë mjaftueshëm për të kuptuar që jeta është më e bukur kur ke në krah njeriun që do shumë, përditë e më shumë”.
Jul Deda kujton faktin se “para 8 vitesh ishim vetëm ne të dy”, kurse shton se “sot jemi katër, janë Reina dhe Mateo, që janë pjese e misionit tonë familjar dhe njerëzor”.
Mesazhi i Jul Dedës mbyllet me këtë urim: “Uroj që këtë mision ta çojmë me sukses deri në fund, derisa vdekja të na ndajë!”.
E me këtë urim të nxehtë për gruan e tij Armanda Duma Deda, Juli është në pritje të sezonit të ri televiziv. Edhe këtë vit, ai do të vazhdojë në Vizion Plus me programin Apartamenti 2XL.
Gjithsesi duhet thënë se që nga shkrirja e The Shblsh, humori i skeçeve të grupit tashmë të copëtuar, ka rënë ndjeshëm.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





