Transmetuar më 04-09-2013, 19:10

Tiranë, NOA.al- Sipas MeteoAlb, deri në mesditë i gjithë terrritori do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominues. Pas mesdite do të shfaqen vranësirat ku më të theksuara do të jenë në zonat Jugore të vendit.

Gjatë pasdites vranësirat do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar shira të dobët në ekstremin Jugor dhe zonat Juglindore ndërsa me kthjellime dhe vranësira të lehta paraqitet e gjithë pjesa tjetër e territorit.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante si në vlerat minimale edhe në ato maksimale.

Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësi maksimale deri  40 km/h nga drejtimi permanent verior, kjo do të bëjë që në det dallgëzimi të arrije deri ne 4 ballë.

Europa

Ishujt Britanike dhe vendet Skandinave do të dominohen nga vranësira dhe shira ku herë pas here do të jenë rrebeshe. Po ashtu, kalimi i një sistemi frontal drejt Europës Lindore dhe Verilindore do të kushtëzojë në këto rajone vranësira dhe shira të përkohshëm.

Ndërsa, pjesa më e madhe e kontinentit të Europës do të karakterizohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike ku moti i kthjellët do të jetë dominues. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit