

Nëpërmjet tështimës organizmi ynë çliron substancat për të cilat nuk ka nevojë. Sipas një studimi të kohëve të fundit thuhet se teshtima e një burri 40 vjeç, i gjatë rreth 1.80, mund të nxjerrë fragmente të vogla mukoze. Por frenimi i tështimës mund të jetë i rrezikshëm.
Teshtima është një mekanizëm mbrojtës i organizmit, që aktivizohet kur sensorët nervor ndodhen në hundë, duke treguar praninë e elementëve të huaj.
Kur presioni për tështimë bëhet i lartë rrugët e frymëmarrjes zhbllokohen, duke nxjerrë mijëra elementë të huaj që ndodhen në trupin tonë.
Nëse teshtima mbahet dhe nuk lihet që të shfryhet presioni, mund të pësohen dëmtime në diafragmë, çarje të venave të gjakut përreth syve si dhe mund të shkaktohet dobësim në dëgjim.
Por rreziqet nuk ndalen me kaq, duke u rritur presioni në arterie, mund të dëmtohen edhe venat e gjakut të pranishme në tru. Dhe nëse nuk nxirret jashtë teshtima, ajri afrohet në zgavrën e trurit dhe mund të shkaktohen dhimbje të forta koke apo goditje. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





