

Ai ka deklaruar se është vetëm dhe kërkon një vajzë të këndshme e simpatike, e ajo është e këndshme dhe mbi të gjitha mes tyre ka pasur dhe ndjenja.
Zërat për një ribashkim mes Elisabetta Canalis dhe Bobo Vieri janë shtuar së fundmi, ndërsa revista “Chi”, publikon disa fotografi ku këta të fundit janë fotografuar bashkë në Los Angelos.
Ajo shfaqet e buzëqeshur ndërsa mban veshur një fustan të gjatë deri në fund të këmbëve, me linja perfekte, ndërsa ai e shikon i joshur.
Bashkë me ta është edhe këlyshi i Eli, ndërsa ata të dy duken në harmoni. Kujtojmë këtu se Bobo Vieri dhe Elisabetta Cannalis kanë qenë të lidhur bashkë disa vite më parë në një lidhje pasionante. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





