Transmetuar më 04-09-2013, 14:57

Kakavijë, 4 shtator 2013, NOA.al- (Update) Policia kufitare e Kakavijës ka dhënë informacione të detajuara lidhur me sekuestrimin e 1 kilogrami kokainë, 300 gramëve heroinë, 1 kilogramë marijuanë si dhe 2 mijë euro

Paraditen e sotme gjatë kontrollit në vijën e dytë për në dalje për Greqi, të automjetit tip Audi me targa AA 228 ER, që drejtohej nga Kadri Kapaj 44 vjeç, nga Fieri rezultoi se në brendësi të parafangos nga krahu i pasagjerit u konstatuan  dy pako njëra në formë katrore dhe tjetra e rrumbullakët të mbështjella me letër natriban ku brenda tyre kishte lëndë narkotike dhe konkretisht, 1 kg marijuanë, 1 kg kokainë dhe 300 gramë heroinë.

Menjëherë policia Kufitare e Kakavijës ka bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit si dhe të pasagjeritqë udhëtonte bashkë me të, në ambientet e policisë.

Nga hetimet intensive rezultoi se edhe pasagjeri që udhëtonte në automjetin ku u gjet lënda narkotike ishte i implikuar në këtë trafik dhe konkretisht, 23 vjeçari Besim Zeka lindur e banues në Fier, drejtuesin e automjetit e kishte burrë të tezes.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore rezultoi se këta shtetas do ta trafikonin lëndën narkotike në Larisa të Greqisë dhe e kishin blerë në Fier.

Nga ana e policisë u bë arrestimi i tyre në flagrancë, ndërsa u sekuestrua lënda narkotike dhe po vijon puna për identifikimin e personit që ua ka shitur drogën./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit