Transmetuar më 04-09-2013, 12:56

Tiranë, 4 shtator 2013, NOA- Ministria e Mbrojtjes ka përfunduar vendosjene Sistemit të Automatizuar të Menaxhimit të Burimeve.  Ky sistem krijon mundësinë e administrimit dhe kontrollit të gjitha kapaciteteve të Ministrisë së Mbrojtjes. Zëvendësministrja e Mbrojtjes, Arta Musaraj tha sot në një deklratë për mediat se me vendosjen e këtij sistemi Shqipëria plotëson një tjetër standard bashkëkohor të NATO-s.

“Jam këtu në mbyllje të këtij mandati qeverisës për të prezantuar një  arritje të shënuar të Ministrisë së Mbrojtjes, e cila ka të bëjë me vendosjen e Sistemit të Automatizuar të Menaxhimit të Burimeve të Mbrojtjes. Krahas arritjeve të tjera të dukshme në fushën e reformave të mbrojtjes, kjo shënon edhe një trashëgimi me vlerë në asetet e Mbrojtjes Shqiptare, duke përmbushur kësisoj një nga standardet më të rëndësishme të NATO-s për sa i takon automatizimit dhe centralizimit të menaxhimit të burimeve të mbrojtjes”,-tha Musaraj.

Ajo u shpreh se sistemi është tërësisht digjital, me komponentët software dhe hardware të tij të testuar dhe do të sjellë ndryshime rrënjësore në planifikimin e burimeve të mbrojtjes dhe nevojave për to.

“Ky është një sistem i integruar, i cili projekton dhe administron komponentët e burimeve të mbrojtjes, si ato materiale ashtu edhe ato njerëzore, duke siguruar efiçencë dhe efektivitet të dukshëm e afatgjatë të zhvillimit dhe administrimit të këtyre burimeve”,- tha zëvendësministrja.

Ky projekt krijon dhe një bazë të dhënash të verifikueshme lehtësisht për karrierën e efektivave në Foracat e Armatosura. “Procesi i fundit i promovimit në karrierë ishte një demonstrim i suksesshëm i efektivitetit të një sistemi të automatizuar, si mjet skedimi dhe vlerësimi krahasuar me çdo modalitet tjetër të realizuar më parë për këtë proces, duke prodhuar skeda vendimi në lidhje me promovimet dhe zhvillimin e karrierës në Forcat e Armatosura Shqiptare që rritën asnjanësinë, duke shmangur subjektivizmin në vlerësim dhe promovim duke ulur kostot e procesit”,- tha Musaraj.

Nga ana tjetër, projekti krijonë mundësinë për projektuar më mirë investimet në këtë sektor. “Planifikimi i saktë i operacioneve dhe pajisjeve është një prej autputeve primare dhe më të rëndësishme të këtij sistemi, duke sjellë një qartësi dhe efiçencë të rritur në investime duke e bërë çdo fond publik të shpenzuar në këtë drejtim për mbrojtjen shqiptare më të vlefshëm dhe efiçencën e përdorimit të tij dukshëm më të lartë”,- u shpreh Mustafaj.

Sistemi i Automatizuar i Menaxhimit të Burimeve, përfshin: Tabelat e Organizimit dhe Pajisjeve (TOP), Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, Menaxhimin e Infrastrukturës, Dixhitalizimin dhe Arkivimin e Dosjeve, Procesin e Rekrutimit, Testimit dhe Vlerësimit, Trajnimin dhe Gatishmërinë, Planifikimin e Kostos dhe Burimeve, Implementimi i integruar i programit “Alpha Finance”, Menaxhimin e Logjistikës e të tjerë komponentë, është ndërtuar me asistencën e vazhdueshme dhe ekspertizën e avancuar në këtë fushë të Kompanisë Amerikane CUBIK, e cila prej vitesh asiston Ministrinë e Mbrojtjes në procesin e reformimit të saj.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit