



Tiranë, 4 shtator 2013, NOA – Prokuroria ka kërkuar dënimin me 3 vjet burg për gjyqtarin Neritan Tabaku. Në seancën e sotme ndaj gjyqtarit që akuzohet se ka shpërdoruar detyrën, gjatë leximit të pretencës, prokurori i çështjes Julian Zonja kërkoi dhe që Tabaku të mos kryejë asnjë funksion publik për 5 vjet.
Ish-gjyqtari akuzohet për moszbardhje të vendimit për lirimin e Ilir Xhakjas dhe për Jordan Findikun. Sipas prokurorisë, moszbardhja e vendimit të gjykatës nga Tabaku, ka lënë për një kohë të gjatë pezull gjykimin në apel të këtyre dy shtetasve.
Xhakja është autori i dyshuar për vrasjen e kryekomisarit të Shijakut, Adem Tahiraj. a.k/noa.al
Dosja "Xhakja", KLD shkarkon gjyqtarin Neritan Tabaku
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





